Privatësia
Fondacioni “Shqipe Luzha Heroi” është përgjegjës për të dhënat personale që mbledh përmes kësaj faqeje. Për pyetje ose kërkesa rreth të dhënave tuaja, mund të na shkruani përmes formularit të kontaktit.
Çfarë mbledhim dhe pse
Kur na shkruani, marrim emrin, adresën e emailit, mesazhin dhe numrin e telefonit, nëse e jepni. I përdorim për t’ju përgjigjur, bazuar në interesin tonë legjitim për të trajtuar kërkesat që na dërgoni.
Kur aplikoni për bursë, marrim të dhënat personale dhe të kontaktit, informacionin për studimet, përgjigjet dhe dokumentet që zgjidhni të ngarkoni. I përdorim me pëlqimin tuaj për të shqyrtuar aplikimin dhe për t’ju njoftuar për rezultatin. Pa fushat e detyrueshme nuk mund ta shqyrtojmë aplikimin. Dokumentet e shënuara si opsionale mund t’i lini pa ngarkuar. Vendimet për bursat i marrin njerëzit e autorizuar nga Fondacioni.
Kush ka qasje dhe sa i ruajmë
Mesazhet, formularët e plotësuar dhe dokumentet nuk publikohen. Qasje kanë personat e autorizuar nga Fondacioni. Për të mbrojtur formularët nga keqpërdorimi, përdorim të dhëna teknike për të kufizuar kërkesat e përsëritura, bazuar në interesin tonë legjitim për sigurinë e faqes.
Afati i ruajtjes përcaktohet nga koha që nevojitet për t’iu përgjigjur kërkesës ose për të përfunduar shqyrtimin dhe administrimin e bursës, si edhe nga detyrimet ligjore që zbatohen.
Të drejtat tuaja
Sipas Ligjit nr. 06/L-082, mund të kërkoni qasje, korrigjim, fshirje ose kufizim të përpunimit, të kundërshtoni përpunimin ose të kërkoni transferimin e të dhënave, kur këto të drejta zbatohen. Mund ta tërhiqni pëlqimin në çdo kohë. Kjo nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit para tërheqjes. Mund të paraqitni ankesë pranë Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP).
