Thirrje për aplikim për bursa për vitin akademik 2026/2027
Thirrje për aplikim
Fondacioni Shqipe Luzha Heroi, në bashkëpunim me UBT-në, shpall konkursin për ndarjen e 3 (tri) bursave për studentet e nivelit Bachelor në programet e inxhinierisë në UBT.
Përmes këtyre bursave, Fondacioni dhe UBT-ja synojnë të mbështesin studentet me rezultate të larta dhe t’u krijojnë mundësi për zhvillim akademik, kërkimor dhe profesional në fushat e inxhinierisë.
Kriteret e aplikimit
Të drejtë aplikimi kanë studentet që kanë të regjistruar vitin e dytë ose të tretë të studimeve në vitin akademik 2026/2027 dhe që plotësojnë të gjitha kriteret e mëposhtme.
- Të kenë notë mesatare mbi 7,5, të dëshmuar me pasqyrën e notave.
- Të mos përfitojnë nga ndonjë bursë tjetër.
- Të jenë studente të rregullta.
- Të jenë shtetase të Republikës së Kosovës.
Afati dhe mënyra e aplikimit
Konkursi do të jetë i hapur nga 25 nëntori deri më 15 dhjetor 2026, në orën 23:59. Për të hapur formularin e aplikimit, zgjidhni «Bursa» në menynë e faqes së Fondacionit. Shiko formularin e aplikimit.
Komisioni vlerësues nuk do të shqyrtojë aplikimet me dokumentacion të paplotë ose të pasaktë, apo ato të dorëzuara pas afatit.
Shpallja e rezultateve dhe ankesat
Rezultatet do të shpallen në Kampusin Inovativ të UBT-së.
Kandidatet kanë të drejtë të paraqesin ankesë brenda 7 (shtatë) ditësh nga data e publikimit të rezultateve. Ankesat dorëzohen në arkivin e Fondacionit dhe shqyrtohen nga Komisioni për Ankesa.
