Fondacioni Shqipe Luzha Heroi shpall përfitueset e bursave për vitin akademik 2025/2026
Rezultatet
Fondacioni Shqipe Luzha Heroi ka kënaqësinë të njoftojë përzgjedhjen e përfituesve të bursave për vitin akademik 2025/2026, në kuadër të misionit tonë për të mbështetur vajzat që ndjekin studime Bachelor në fushat STEM.
Në këtë cikël, Fondacioni kishte paraparë ndarjen e 4 bursave. Në frymën e nevojës për të zgjeruar mbështetjen ndaj studenteve të reja, programi i bursave është zgjeruar përmes bashkëpunimit edhe me UBT. Si rezultat, këtë vit Fondacioni ka ndarë gjithsej 6 bursa për studente që studiojnë në fushat STEM.
Ky vendim reflekton bindjen tonë se vajzat e reja duhet të kenë hapësirë dhe qetësi për t’u fokusuar në dije, zhvillim profesional dhe ambicie akademike, pa pengesat që shpesh krijohen nga vështirësitë financiare. Për Fondacionin, të kontribuojë në këtë rrugëtim është një privilegj dhe një përgjegjësi që e marrim me përulësi.
Urojmë përfitueset e bursave për sukses në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional. Jemi të bindur se kjo mbështetje do të jetë një shtysë e rëndësishme drejt arritjeve të tyre të ardhshme.
Me mirënjohje të veçantë falënderojmë të gjithë individët që gjatë këtij viti e kanë përkrahur Fondacionin dhe kanë besuar në misionin tonë për fuqizimin e vajzave në STEM, duke kontribuar që kjo nismë të vazhdojë e të zgjerohet.

