Fondacioni Shqipe Luzha HeroiKontakti
Menyja

Bursa për vajzat në STEM.

Fondacioni “Shqipe Luzha Heroi” mbështet vajzat në fushat STEM përmes bursave dhe mundësive për zhvillim akademik.

Aplikimet hapen më 25 nëntor 2026.

Portret i Shqipe Luzha Heroit
Shqipe Luzha Heroi

Thirrje për aplikim për bursa për vitin akademik 2026/2027

Fondacioni Shqipe Luzha Heroi, në bashkëpunim me UBT-në, shpall konkursin për ndarjen e 3 (tri) bursave për studentet e nivelit Bachelor në programet e inxhinierisë në UBT.

Përmes këtyre bursave, Fondacioni dhe UBT-ja synojnë të mbështesin studentet me rezultate të larta dhe t’u krijojnë mundësi për zhvillim akademik, kërkimor dhe profesional në fushat e inxhinierisë.

Kriteret e aplikimit

Të drejtë aplikimi kanë studentet që kanë të regjistruar vitin e dytë ose të tretë të studimeve në vitin akademik 2026/2027 dhe që plotësojnë të gjitha kriteret e mëposhtme.

  • Të kenë notë mesatare mbi 7,5, të dëshmuar me pasqyrën e notave.
  • Të mos përfitojnë nga ndonjë bursë tjetër.
  • Të jenë studente të rregullta.
  • Të jenë shtetase të Republikës së Kosovës.

Afati dhe mënyra e aplikimit

Konkursi do të jetë i hapur nga 25 nëntori deri më 15 dhjetor 2026, në orën 23:59. Për të hapur formularin e aplikimit, zgjidhni «Bursa» në menynë e faqes së Fondacionit. Shiko formularin e aplikimit.

Komisioni vlerësues nuk do të shqyrtojë aplikimet me dokumentacion të paplotë ose të pasaktë, apo ato të dorëzuara pas afatit.

Shpallja e rezultateve dhe ankesat

Rezultatet do të shpallen në Kampusin Inovativ të UBT-së.

Kandidatet kanë të drejtë të paraqesin ankesë brenda 7 (shtatë) ditësh nga data e publikimit të rezultateve. Ankesat dorëzohen në arkivin e Fondacionit dhe shqyrtohen nga Komisioni për Ankesa.